BallinaPolitikeDrejtuesit e LSI sulmojnë PD, Murat Basha reagon ashpër: Kam hesht edhe...

Drejtuesit e LSI sulmojnë PD, Murat Basha reagon ashpër: Kam hesht edhe nga respekti për..

Nga Murat Basha

Nuk kam shkruar,sepse kam menduar që demokratët dhe të djathtët, do i zgjidhin vetë hallet dhe problemet e tyre. Në fund jemi të gjithë bashkë, përtej emocioneve, pëlqimeve dhe simpative, në fund me rëndësi jetike, është PD dhe fati i së djathtës.

Kam hesht edhe nga respekti për një, a dy figura në LSI.
Nuk mund të rri pa reagu kur shoh, majtoshë të kamufluar, apo drejtues të LSI që sulmojnë, ka kohë që skërmiten, por këtë javë dolën haptas.

Atëhere le të flasim shkurt.
Le ti lëmë të gjitha, jo djegia e mandateve, jo zgjedhjet lokale etj.

Një pyetje hedh dritë mbi gjithshka.

Pse nuk pranuat për të dalë me një listë të përbashkët ?
Me llogarinë me konservatore merrnim 72-74 deputetë.
Me rezultatet e 25 Prillit, merrnim 80 deputetë……. ???!!!
Sot, do ishte PD me koalicionin në pushtet, dhe nuk do ndodhnin edhe këto që ndodhën…..

Pse nuk pranuat ?

Ju është afru maksimumi mundshëm,5 deputetë më pak se morët në 2013, në marrëveshjen e nënshkruar në Shkodër, në prani, apo me pëlqimin e presidentit Sërb-Tadiç….

Ju është ofru maksimumi mundshëm mbas fitores, me poste ministrore dhe në aministratë…

Pse nuk pranuat ?
Sepse me Lul Bashën kryeministër shkatërrohej loja e më pasme ???!!!
Apo llogaritë e mbas 24 Korrikut 2022 janë ndryshe, për një kryetar të ri Opozite, që do ndrrojë karriget…..?
Prandaj u hap gjoja loja, me shkarkime të parakohshme ???!!!
Marrëveshjet bëhen me Ndershmëri,jo hile.
Pse mor kaq budallenj na dini,sa të mos marrim vesh hilet tuaja ?

Ka edhe më shumë, fakte të dokumentuara…..

Do dalin shpejt…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular