BallinaKryesorePërplasja me LSI, Bardhi: çfarë i shqetëson që fusin hundët në punët...

Përplasja me LSI, Bardhi: çfarë i shqetëson që fusin hundët në punët e PD? Presidenti fletërrufe kundër kreut të opozitës

Veç probleme të brendshme në parti me liderin historik të PD Sali Berisha, krydemokrati Lulzim Basha ka hapur një front lufte dhe me ish-aleatin, LSI dhe vetë presidentin Meta.

Në përplasjen me LSI një dorë të fortë ka dhënë dhe sekretari i Përgjithëm, që ishte dhe zanafilla e ndezjes së debatit.

Por vetë Gazment Bardhi thotë për Ora News se nuk i kupton akoma kolegët e LSI se ku e kanë hallin dhe pse futin hundët në punët e brendshme të PD.

Bardhi: Nuk i kam kuptuar akoma çfarë është duke i shqetësuar në këto momente. Nuk kam bërë asgjë që të shpërthejë një vulgaritet nga ana e kolegëve të LSI. Kam dëgjuar etiketime për kryetarin e PD, ndërhyrje dhe futje të hundëve në punët e brendshme të PD. Kam dëgjuar lloj shpifjesh dhe akuzash nga më banalet. Pashë sot, edhe dje në fakt, një deklaratë që dilte nga zyra e Presidentit, një fletërrufe kundër kryetarit të opozitës, kryetarit të PD.

Ndjej keqardhje dhe s’dua të kontribuoj fare në nxitjen e Presidentit për të nxjerrë fletërrufe çdo ditë. E kuptoj se mund të ketë mbetur pa shumë punë gjatë kësaj periudhe, kam pritur të mbante qëndrim për masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Deklaratat e presidentit javët e fundit në zgjedhje ishin me prerje duarsh, veshësh dhe hundësh për cilindo që prekte votën. Besoj se kanë qenë metafora se nuk besoj që presidenti të marrë shpatën dhe tu presë dorën atyre që vodhën votat pas 25 prillit por kam pritur të ketë qëndrim institucional apo një aksion institucional për masakrën zgjedhore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular