BallinaAktualitetI cilësuar si ‘Zoti i drogës’, Manja firmos ekstradimin e Alket Hatisë...

I cilësuar si ‘Zoti i drogës’, Manja firmos ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë

Alket Hatia, i cilësuar nga mediat italiane si ‘Zot i drogës’ do të ekstradohet drejt Italisë. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala. Gazetarja konfirmon se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka lejuar ekstradimin e tij drejt vendit fqinj, ku rezulton i dënuar me 20 vite burg për drogë.

Ndërkohë, Hatia e ka kryer në Shqipëri këtë dënim. Kujtojmë se gazetarja Klodiana Lala pyeti pak ditë më parë ministrin Manja, në lidhje me këtë çështje specifike, gjatë një konference për mediat. Ai pohoi se rasti në fjalë ishte specifik dhe se do të diskutonte Rasti specifik, do ta diskutonte me homologun e tij italian.

“Lidhur me rastin që citoni ne e kemi marrë këtë shqetësim nga qytetari, në portalin ‘Shqipëria që duam.al’. Është rast që ka marrë zgjidhje me vendim të formës dhe nga gjykatat në Shqipëri. Ministria e Drejtësisë në këtë proces është thjesht zbatuese e vendimeve gjyqësore. Rasti si ky dhe dy të tjera do t’i trajtojmë me palën italiane në nivel tjetër.”, tha Manja më 9 nëntor.

Vetëm pak ditë më vonë erdhi dhe leja, ku i hapet rrugë ekstradimit të Hatisë drejt Italisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular