BallinaOP EDNe, kllounët e Historisë, kllounët e Lirisë, kllounët e Demokracisë!

Ne, kllounët e Historisë, kllounët e Lirisë, kllounët e Demokracisë!

Nga Ardi Sefa
Si dëshmitar okular dhe deri- diku protagonist real i ngjarjeve të stuhishme të Dhjetorit ’90 dhe Shkurtit ’91, shkrova një libër për ato ditë.
Titullin dorëshkrimit ia vura: “Piedestale pa heronj ose me heronj të rremë”.
Një libër me fakte, dëshmi, personazhe, përsiatje, një kronikë të asaj epoke të stuhishme!
Parakalojnë në libër studentë e pedagogë protagonistë, intelektualë, punëtorë, emisarë, ngjarje e fakte që nga korriku 1990 me ambasadat, në dhjetor 1990 me Lëvizjen Studentore Shqiptare dhe themelimin e PD (zgjedhjet e para të saj) deri në shkurt 1991 me Grevën e Urisë që çoi në rrëzimin e monumentit të diktatorit nga populli i Tiranës.
Librin e kisha gati në 20 vjetorin e Lëvizjes Studentore, por nuk e botova. Nuk e botova as për 25 vjetorin, megjithëse bashkëstudentët e mi këmbëngulin për botimin e tij.
Kur u mbushën 30 vite nga Lëvizja Studentore vendosa mos ta botoj, pasi publikimi i disa të vërtetave do të dhimbte, për shkak të shtrembërimit që u është bërë ndër vite, për shkak të rolit që patën realisht disa “protagonistë”, por edhe se nuk doja të dëmtoja Partinë Demokratike!
Sot nuk e di më si të veproj.
Ta botoj apo jo?
E di që sinqeriteti largon shumë vetë, por mban ata që duhet.
E di që kam ngelur idealisti e romantiku i pandreqshëm, por prapë dilema e botimit ngelet.
Dhe aq më tepër sot kur Partia Demokratike që themeluam atëherë është pasqyra e vërtetë e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar, e krizës morale e politike…
Aq më tepër kur po bindem gjithnjë e më shumë që ne, studentët idealistë të Dhjetorit nuk ishim gjë tjetër veçse kllounët e Historisë, kllounët e Lirisë, kllounët e Demokracisë…
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular