BallinaKronikeDetaje të reja nga aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari,...

Detaje të reja nga aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari, ja cili dyshohet të jetë shkaku

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku nga përplasja e autobusit kanë ndërruar jetë të paktën 46 persona, shumica prej të cilëve shtetas nga Maqedonia e Veriut. Mediat maqedonase, shkruajnë se në mesin e viktimave janë edhe 12 prej të mitur, dy prej të cilëve binjakë. Kjo është konfirmuar nga drejtori i Policisë Kombëtare të Bullgarisë, Staniir Stanev.

Raportohet se autobusi maqedonas ka hyrë në Bullgari mbrëmë në orën 21:00 nga vendkalimi kufitar “Kapitan Andreevo”. Ai ka udhëtuar përmes autostradës “Trakia”, e më pas përmes autostradës “Struma” deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut në drejtim të pikës kufitare Gjueshevë, nga ku është dashur të largohet nga Bullgaria.

Dy gra dhe dy burra mbijetuan dhe u dërguan në spitalin Pirogov në Sofje.

Deri më tani hetuesit dyshojnë se dy janë shkaqet që kanë dërguar në këtë aksident tragjik. E para ka të bëjë për një defekt teknik të mjetit dhe e dyta me përgjumjen e shoferit. Rasti po hetohet nga Shërbimi Hetimor Kombëtar për shkak të numrit të madh të viktimave. Është konstatuar identiteti i të gjithë pasagjerëve që kanë kaluar kontrollin kufitar me hyrjen në Bullgari, e në këtë mënyrë është e lehtë identifikimi i viktimave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular