BallinaKronikeU dënuan për një përdhunim që s’e kryen /Shpallen të pafajshëm pas...

U dënuan për një përdhunim që s’e kryen /Shpallen të pafajshëm pas 72 vitesh

Katër afro-amerikanë, të cilët u akuzuan gabimisht për përdhunimin e një adoleshenteje të bardhë në SHBA, janë liruar nga akuzat më shumë se 70 vjet më vonë.

Ata u akuzuan për rrëmbimin dhe përdhunimin e vajzës në qytetin qendror të Floridës, Groveland, në vitin 1949

Charles Greenlee, Walter Irvin, Samuel Shepherd dhe Ernest Thomas, të njohur si Groveland Four u falën nga shteti i Floridës në janar 2019. Asnjë nga të akuzuarit nuk jetoi për ta parë veten të shfajësuar.

Ata ishin të moshës midis 16 dhe 26 në atë kohë. Thomas u përndoq në arrati nga një grup prej më shumë 1000 burrash dhe u vra.

Tre të tjerët u rrahën në paraburgim, përpara se të dënoheshin nga juria tërësisht e bardhë. Samuel Shepherd më vonë u qëllua dhe u vra nga një sherif, ndërsa po udhëtonte për një rigjykim.

Irvin mezi ekzekutimit në vitin 1954 dhe dënimi i tij u ndryshua në përjetësi me lirim me kusht. Një vit pasi u lirua me kusht, në vitin 1969, ai vdiq.

Greenlee, gjithashtu i dënuar me burgim të përjetshëm u lirua me kusht në 1962 dhe vdiq në 2012.

Një gjykatës në Florida hodhi poshtë paditë e Ernest Thomas dhe Samuel Shepherd dhe la mënjanë dënimet Charles Greenlee dhe Ëalter Irvin.

Familjet e tyre u emocionuan kur mësuan për lajmin, duke thënë se ai mund të nxiste një rishqyrtim të vendimeve të tjera të ngjashme të atyre viteve.

“Ne jemi të bekuar. Shpresoj se ky është një fillim i mbarë, sepse shumë njerëz nuk e patën këtë mundësi. Shumë familje nuk e patën këtë mundësi. Ndoshta do ta kenë,” tha Aaron Newson, nipi i Thomas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular