BallinaKronikeAksidenti me 46 viktima/ Humbi motrën dhe kunatin, familjari: Natë e kobshme,...

Aksidenti me 46 viktima/ Humbi motrën dhe kunatin, familjari: Natë e kobshme, më merr mbesa në telefon

Aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në Bullgari me 46 viktima ka tronditur jo vetëm shqiptarët në Maqedoni, por gjithë të tjerët që e kanë dëgjuar këtë lajm.

Dita e djeshme ka nisur me një lajm të trishtuar për të gjithë shqiptarët në Maqedoni dhe jo vetëm. Një autobus i Maqedonisë së Veriut është shkrumbuar i gjithi, duke marrë jetën e 46 personave dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Abdul Selam Selami ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku rrëfeu se në këtë aksident tragjik ka humbur jetën motra dhe bashkëshortja e saj.

Aksidenti me 46 viktima/ Humbi motrën dhe kunatin, familjari: Natë e

“Në mëngjes të ditës së djeshme mësuam se një autobus ka pasur një aksident në Bullgari. Unë u nisa menjëherë për atje dhe më merr mbesa në telefon e më thotë se edhe mami e babi kanë qenë në atë agjenci. Në kufi kishin informacion se pasagjeret ishin në një spital në Sofja. Secili familjar ishte në spital, se nuk e dinim kush ka mbetur gjallë. Gjendja e të mbijetuarve është mirë dhe dashtë Zoti dalin sa më shpejt”, tha Abdul.

Ky i fundit shton se ishte “natë e kobshme, e zezë për të gjithë shqiptarët kudo janë, jo vetëm për familjarët”.

“Jemi para spitalit dhe presim të marrim informacion se kur mund t’i marrim trupat”, tha Selami.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular