BallinaKryesore“Berisha flet si pronar i partisë”/ Basha: PD në krizë të brendshme,...

“Berisha flet si pronar i partisë”/ Basha: PD në krizë të brendshme, jo nga papërgjegjshmëria e veprimit tim

spot_img
spot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin Open në Top Channel këtë të enjte e ka pranuar se ka një krizë të brendshme brenda PD-së duke theksuar se nuk është shkaktuar nga papërgjegjshmëria e veprimit të tij. Basha u shpreh se SHBA i ka kërkuar jo vetëm përjashtimin, por edhe distancimin nga partia

“Sali Berisha duke folur jo si lider historik, pasi është kërkuar më shumë se kaq. Foli si pronar i partisë, kjo është një kohë e mbaruar, s’ka rëndësi është e tij apo e dikujt tjetër. Lëvizja që Berisha nisi gjoja ishte zbatim i statutit. Padyshim që u vu në lëvizje një dinamikës, një PD e goditur nga vendimi ‘non grata’. E vendosur në kushtet e një ofensivës parlamentare. Një individ që e ka thënë se s’do ta bëjë problem të demokratëve shpalljen ‘non grata’. Kemi një krizë të brendshme të shkaktuar jo nga përgjegjshmëria e veprimit tim. Mund ta kisha hedhur edhe në votë, por nuk do të kishte turp më të madh të shikonim Berishën teksa përjashtohej. Unë nuk jam as Departament i Shtetit, nuk kam për të bërë asnjë koment për këtë çështje. SHBA ka kërkuar jo vetëm kaq, por siç e ka pohuar disa orë më parë vetë Sali Berisha jo më larg se disa orë më parë përjashtimin nga Kuvendi distancimin e partisë. Unë nisa t;jua them por ju duhet të keni edhe durimin të më dëgjoni dhe pastaj të bëni pyetje që kanë lidhje me përgjigjen. Produkti për fat të keq i një investimi dy muaj e gjysëm apo 3 muaj i Imi, pa mbështetjen e Sali Berishës për të gjetur një zgjidhje pas një rrethane të rëndë dhe të paekuivok. Mos harroni, Partia demokratike kishte vendosur një standard në rast non grata të tjera. Parti e lindur me vlerat perëndimore. Kishte vendosur një standard, madje kishte kërkuar një standard që zyrtarisht në rastin e Dakos, në rastin e Doshit edhe sanksione të tjera. Në këtë moment falë investimit politik dhe personal të kryetarit të Partisë Demokratike, u arrit në një vendimarrje të tillë që është pezullimi nga Grupi Parlamentar deri në përfundimin e çështjes gjyqësore që vetë zoti Berisha ka ndërmarrë në Francë. Duke bërë kështu realitet premtimin e Sali Berishës në korrik se nuk do të përfshinte Partinë Demokratike dhe Grupin Parlamentar në këtë betejë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ndryshe nga ajo që ju thoni apo pretendoni dhe po shtroni ndoshta me të drejtë përpara opinionit public, çdokush e ka të qartë dhe Sali Berisha vetë e ka të qartë se çfarë do të thotë pasoja për një forcë politike duke nisur nga izolimi në rast të mosmarrjes së një vendimi si pasojë e një vendimi shumë të fortë, shpalljes non grata të ish-liderit të Partisë Demokratike. ”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular