BallinaKryesoreRama zbulon pse i besoi Ilir Beqajt "donacionet": E vlerësoj shumë si...

Rama zbulon pse i besoi Ilir Beqajt “donacionet”: E vlerësoj shumë si njeri, edhe pse hetohet nga SPAK

spot_img
spot_img

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është rikthyer sërish në “qeveri”, pasi është emëruar në krye të agjensisë që merret me ndihmat e donatorëve.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe arsyen se pse i besoi një post të ri, njeriun që e shkarkoi si ministër.

Edhe pse në hetim nga SPAK, Rama tha se vlerëson shumë Ilir Beqajn si njeri.

“Ai nuk është i akuzuar sot që flasim. Ka një hetim për të kur ka qenë ministër. Është një njeri që e vlerësoj shumë për aftësinë e tij.  Duke drejtuar një institucion shumë të vështirë si ISSH,  është në gjendje të drejtojë këtë agjensi që është koordinuese dhe nuk ka asnjë pushtet ekzekutiv, por ka detyrën të rregullojë një aspekt të donatorëve, që është koordinimi i donatorëve që ne të nxjerrim çdo qindarkë nga donatorët dhe të mos ndodhë si ka ndodhur që donatorë të ndryshëm, shkojnë investojmë dhe gjendemi para situatave jo serioze për një shtet. Kemi mbi 20 strategji për ujin dhe 78 strategji kombëtare. Kjo është arsyeja”, u shpreh kryeministri.

Kujtojmë se Ilir Beqaj nuk arriti të zgjidhet deputetet, pas rezultatit të dobët të PS në Shkodër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular