BallinaAktualitetBrukseli merr vendimin për shqiptarët që udhëtojnë drejt BE-së

Brukseli merr vendimin për shqiptarët që udhëtojnë drejt BE-së

spot_img
spot_img

Nga Erisa Zykaj

Komisioni Europian ka propozuar përditësimin e rekomandimit  për udhëtimet jo thelbësore drejt Bashkimit Europian në adresë të Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian. Sipas këtij rekomandimi, udhëtarët e vendeve të treta të vaksinuar me dy doza do të kenë përparësi për udhëtimet drejt Bashkimit Europian me certifikatën e tanishme me një afat kohor deri 9 muaj nga marrja e dozës së fundit.

Në bazë të rekomandimit, shtetet anëtare duhet të rihapen sistematikisht për qytetarët e vendeve të treta si Shqipëria të vaksinuar me vaksina që kanë përfunduar procesin e listimit të përdorimit të urgjencës të OBSH-së, përveç rihapjes për ata që janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga BE, siç është rasti sot.

Si një mbrojtje thelbësore, prova e një testi PCR negativ do të kërkohet gjithmonë për të gjithë udhëtarët që janë vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga OBSH, e cila nuk është e miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, dhe për udhëtarët që janë shëruar nga COVID-19.

Përditësimet paraqesin  një vlefshmëri me afat kohor prej 9 muajsh për pranimin e certifikatave të vaksinimit pas serisë së vaksinimit parësor. Kjo merr parasysh udhëzimet e ECDC në lidhje me administrimin e dozave përforcuese nga 6 muaj pas përfundimit të serisë së vaksinimit parësor dhe parashikon një periudhë shtesë prej 3 muajsh për të siguruar që fushatat kombëtare të vaksinimit mund të përshtaten dhe qytetarët mund të kenë akses në administrim  të  dozave përforcuese (booster).

Përditësimet përfshijnë gjithashtu pranimin e certifikatave të vaksinimit të lëshuara pas një doze shtesë përforcuese. Përveç kësaj, duke marrë parasysh rritjen e marrjes së vaksinimit në mbarë botën, Komisioni propozon që nga 1 marsi i vitit të ardhshëm të ndërpritet lista e vendeve nga ku lejohen të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

Komisioni Europian i rekomandon shteteve anëtare, që të rihapen nga 10 janari 2022 për të gjithë ata që janë vaksinuar me vaksina që kanë përfunduar procesin e listimit të përdorimit të urgjencës të OBSH-së (ata janë të lirë të zgjedhin nëse do të pranojnë vaksina të tilla të OBSH-së sipas rregullave aktuale). Ata që janë shëruar nga COVID-19 brenda 180 ditëve përpara udhëtimit të tyre dhe kanë një certifikatë dixhitale të BE-së për COVID ose një certifikatë që konsiderohet ekuivalente duhet gjithashtu të jenë në gjendje të udhëtojnë në BE që nga 10 janari 2022. Udhëtarët që janë vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga OBSH, e cila nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe udhëtarët e shëruar duhet të tregojnë sistematikisht prova të një testi PCR negativ të marrë përpara nisjes.

Përveç kësaj, të gjithë udhëtarët e vaksinuar duhet të kenë përfunduar serinë e tyre të vaksinimit parësor më pak se 9 muaj më parë ose të kenë marrë një dozë shtesë (dozën e tretë). Kjo do të zbatohet gjithashtu nga 10 janari 2022. Shtetet anëtare duhet të pranojnë certifikatat e vaksinimit dhe shërimit jashtë BE-së që konsiderohen të barazvlefshme me certifikatën dixhitale të BE-së për COVID-19.

Së fundmi, rregullat e rishikuara sqarojnë se fëmijët midis 6 dhe 17 vjeç duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë drejt BE-së me një test PCR negativ të bërë përpara nisjes edhe nëse nuk janë të vaksinuar. Shtetet anëtare mund të kërkojnë testime shtesë pas mbërritjes, karantinës ose izolimit. Testi dhe vaksinimi nuk kërkohet për fëmijët nën 6 vjeç. Komisioni propozon një qasje të efektshme që nga 1 marsi 2022, plotësisht e varur nga statusi i udhëtarit dhe jo nga vendi i nisjes: Shtetet anëtare duhet të lejojnë vetëm të vaksinuarit, të shëruarit ose personat që udhëtojnê për udhëtime thelbësore.

/Abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular