BallinaAktualitet8-vjeçarja u zu nga porta që peshon gjysmë toni, dalin pamjet tragjike:...

8-vjeçarja u zu nga porta që peshon gjysmë toni, dalin pamjet tragjike: Moderatorja s’i mban dot lotët

Mediat në Greqi kanë publikuar pamje të marra nga oborri i fabrikës ku humbi jetën tragjikisht një vajzë e vogël tetë vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fabrikë në Keratsini në portën metalike të së cilës mbeti Olga e vogël që nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Porta prej metali peshon gjysmë toni dhe vajza po qëndronte përpara saj ndërsa ajo mbyllej automatikisht. Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në objekt tregojnë momentin tragjik kur vajza mbet e zënë nga dera si dhe njerëzit që vijnë më pas pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 17 nëntor, Olga e vogël luftoi për ajër për 20 minuta po askush nuk ndodhej aty për t’i ardhur në ndihmë. Ndërsa transmetoheshin pamjet, moderatorja e Star Tv, Mara Zaharea nuk mundi t’i mbante lotët.

Siç raportojnë mediat në vend, disa punonjës e panë vajzën që kishte ngecur tek dera, por askush nuk e mori mundimin t’i jepte ndihmë. Një prej tyre madje e lëvizte me këmbë ndërsa mbante i drejtonte një elektrik dore. /abcnews.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular