BallinaKryesoreAzgan Haklaj: 18 dhjetori sjell fundin politik të Berishës, prerja e kokës...

Azgan Haklaj: 18 dhjetori sjell fundin politik të Berishës, prerja e kokës së gjelit nga Kim mesazh

Ish-deputeti dhe ish-kryetari i degës së PD në Tropojë, Azgan Haklaj ka zbërthyer lëvizjet e ish-kryeministrit Berisha dhe ka paralajmëruar se më 18 dhjetor do të vuloset fundi i tij politik. Përmes një statusi në rrjetet sociale ai ka treguar se si ish-kryeministri e ka shndërruar “Foltoren” në një instrument për të kapur partinë dhe për ta përdorur si mburojë politike. Sipas tij, firmat që mbahen në arkën e Edi Palokës nuk do shërbejnë si varkë shpëtimi, por do e fundosin. “Epoka e re që po lind ka si kurban politik Berishën. Data 11-të dhjetor nuk është Nata e Kadrit që do të realizojë dëshirën e dumbabistëve për shpëtimin e Berishës edhe pse ky i fundit shpreson që 11- dhjetori të jetë për të llamba e magjishme e Aladinit që arkën e Palokës të kthejë në arkën e Noes për ta shpëtuar nga fundosja. Arka Palokiane nuk shndërrohet dot shpëtimtare si Arka e Noes, përkundrazi do të jetë arkëmorti politik i Berishës sepse ai do të jetë kurbani politik i epokës së re demokratike. 18-të dhjetori ndan dy epoka, absolutizmin dhe demokracinë. 18 -të dhjetori është apokalipsi i Berishës dhe Berishizmit e mercenarizmit politik”, tha Haklaj.

Mesazh i Yuri Kim

Më tej ai e ka krahasuar Berishën me ish-liderin e Partisë Komuniste Kineze, Mao Ce Dun. Ai u ka bërë thirrje demokratëve që të mos kthehen në mish për top për të shpëtuar Berishën. Ndërkohë ai ka treguar se çfarë tregon mesazhi i ambasadores Kim pak ditë më parë ku u shfaq duke prerë një gjel. “Demokratët e Shqipërisë nuk duhet të bien pre e lojërave djallëzore të Sali Berishës për hallin e tij dhe të familjes së vet pas shpalljes “non grata” nga SHBA. Është momenti ti bëjnë thirrje koshiencës se vet politike e subkoshiencës kombëtare për të mos e sakrifikuar veten dhe shtëpinë tonë të përbashkët të lirisë për Sali Berishën dhe familjen e tij. Të mos bëhen mish për top. Të mos kurbanizohen për Berishën. Mjaft demokratë ka kurbanizuar Berisha deri më sot për utilitarizmin e tij politik. Tani Berisha dhe Berishizmi do të bëhem kurban vetë. Mao Ce Duni të cilin Berisha e imiton sot na ka lanë një postulat: “Kryet e prerë nuk mund të ngjitet më”. Ambasadorja e SHBA-së para pak ditësh në Malësinë e Gjakovës me një ritual simbolik i preu kryet gjelit. Ky rit tradicional dëshmon se çdo shtëpi e re kërkon një kurban. Epoka e re që po lind ka si kurban politik Berishën”, tha ai.

Kërcënimet dhe shantazhet

Më tej ai ka deklaruar se Berisha po përdor të gjitha metodat e mundshme për të mbledhur pas vetes demokratët, duke filluar nga shantazhet, e deri te mallkimet dhe intrigat. ““Augusti” ynë për të realizuar planin e tij ogurzi pa shpalosur asnjë ide, projekt apo platformë politike por i mbërthyer nga ethet për pushtet për ta zaptuar PD për hallin e vet e familjes së tij po përdor një strategji të gërshetuar me demagogji, mashtrim, blofe, intriga, shpifje, falsifikim, trukim, kanosje, kërcënim, shantazh, miklim sedre, linçim publik të disa personaliteteve të PD nga njëra anë, falje publike për gabimet e veta nga ana tjetër, premtime përrallore, duke nxitur përçarje në emër të bashkimit, deklaron rikthim tek konservatorizmi, riformatim të së djathtës, rithemelim të PD-së e konsolidimin e sovranitetit të saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular