Një tifoz është ndjerë keq në stadiu, i goditur nga infarkti dhe situata ka rënë në sytë e futbollistëve të Watford e Chelsea, që po luanin për javën e 14 të Premier League. Lojtarët e dy skuadrave, duke parë gjendjen e vështirë të tifozit, kanë ndërprerë takimin në minutën e 11. Për rreth 20 minuta tifozit iu dha asistencë mjekësore, përfshirë edhe masazhin kardiak, derisa u stabilizua gjendja për ta transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Në stadiumin “Vicarage Road”, sapo stafet mjekësore të dy skuadrave vrapuan me shpejtësi për të ndihmuar tifozin e goditur nga infarkti, lojtarët u futën në dhomat e zhveshjeve dhe nuk pranuan të dilnin as në nxemje pa qenë të sigurt se tifozi në fjalë ishte në gjendje më të mirë shëndetësore. E deri në këtë moment, ndeshja mbeti e ndërprerë për të rinisur më pas sfidën mes Watford e Chelsea, aty ku e kishin lënë me rezultatin 0-0.
… [Trackback]
[…] Read More Info here to that Topic: startnews.news/2021/12/02/foto-infarkt-tifozit-ne-stadium-watford-e-chelsea-refuzuan-te-luanin-per-20-minuta/ […]
Comments are closed.