BallinaAktualitetKëto janë shenjat e variantit “Omicron” të Covid

Këto janë shenjat e variantit “Omicron” të Covid

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se simptomat tipike të variantit “Omicron” janë rrufa, sekrecionet, dhimbjet e fytit dhe temperatura për 1-2 ditë.

“Omicroni ka tipike rrufën, sekrecionet, dhimbja e fytit dhe temperaturë 1-2 ditë dhe periudhë rikuperimi më të ulët se më parë. Sa u izolua shtami, u kapën me vonesë por ishin përhapur shumë. Viurset dhe shtamat e reja janë më transmetuese dhe më pak vdekjeprurëse, ndaj në vendet e tjera merren masa menjëherë” – tha Brataj në emisionin “Open”.

Ndërsa epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se për “Omicron” thuhet se ka transmetueshmëri të lartë, por ende nuk është konfirmuar kjo gjë.

“OBSH, CDS, të gjtha bashkë vendosën se është variant shqetësues. Ne dimë shumë pak, dimë listën e gjatë të mutacioneve dhe mendon se mund të presësh gjëra në të ardhmen. Disa variante kanë pasur transmetueshmëri të lartë dhe kjo merr bazën e të dhënave se mund të sjellë trasmetueshmëri të lartë. Provë është Afrika e Jugut që janë rritur rastet. Kemi shumë mungesë informacionesh” – tha Alimehmeti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular