Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se epiqendra e tërmetit ka qenë në Kyparissia, në Peloponez.
Epiqendra u raportua 25 km në jugperëndim të Kyparissias.
Thellësia e tërmetit është vlerësuar në 22.9 km. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.