BallinaKryesore“Një shembull frymëzues”/ Basha falënderon Merkel : Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do...

“Një shembull frymëzues”/ Basha falënderon Merkel : Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj!

Kryedemokrati Lulzim Basha  ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen Angela Merkelit pasi mbrëmjen e djeshme me nje ceremoni madhështore Gjermania i dha lamtumirën

Me një postim në Facebook Basha shkruan se angazhimi i saj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta. Më tej ai shkruan se Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen e saj.

“Falemnderit Angela Merkel! Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues. Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj. Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme”- shkruan Basha ne Facebook.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular