BallinaKronikeSherr i dhunshëm me mjete të forta në Librazhd, plagoset një person....

Sherr i dhunshëm me mjete të forta në Librazhd, plagoset një person. Arrestohet autori i dyshuar

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të dhunshëm gjatë natës në Librazhd. Në konflikt janë përfshirë disa persona, ku janë përdorur mjeteve të forta, ndërsa i plagosuri ka përfunduar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja. Incidenti i dhunshëm dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë, në komisariat është shoqëruar autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit Niko Karamuça, banues në lagjen Semës, në periferi të qytetit të Librazhdit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit të dhunshëm me pasojë plagosjen e një personi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular