BallinaKronikeAksident i rëndë, humb jetën babai, plagoset vajza 10 vjeçe

Aksident i rëndë, humb jetën babai, plagoset vajza 10 vjeçe

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Hamil të Fierit, ku një burrë ka humbur jetën dhe është plagosur vajza e tij 10 vjeçe.

Policia lokale bën të ditur se 55-vjeçari B. Hebeja ka humbur jetën pasi zetori ku po udhëtonte me vajzën e mitur ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal

Vajza e mitur ndodhet në spitalin e Fierit.

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular