BallinaKryesorePas leximit të emrit si firmëtarë për Kuvendin e Berishës, akuzojnë demokratët...

Pas leximit të emrit si firmëtarë për Kuvendin e Berishës, akuzojnë demokratët në Rrogozhinë: Falsifikim, firmosëm për Bashën

Drejtues të strukturës së PD-së në Rrogozhinë, kanë reaguar ndaj përmendjes së emrit si firmëtarëve të kuvendit të datës 11. Ata janë mbledhur në selinë lokale të PD për të diskutuar rreth asaj që ata e cilësojnë falsifikim të firmave të tyre dhe i kërkojnë Selisë qendrore të PD marrjen e masave.

Një prej përfaqësuesve të PD së Rrogozhinës thotë se ata e kanë kryetarin e tyre të zgjedhur tre muaj më parë. Çdo përpjekje për përçarje i shërben vetëm Edi Ramës.
Kryetari i degës, Ferdinand Saraçi, thotë se emrat janë lexuar mbarë dhe jo se kanë firmosur. Ka dhe shumë të tjerë që u është përmendur emri dhe ata nuk janë firmëtarët.

Kryetari i degës se Rrogozhinës thotë se i janë drejtuar selisë qendrore të partisë me një letër ju i kanë sqaruar problematikën dhe presin udhëzime se si do të veprohet me falsifikatorët e firmave të tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular