BallinaKronikeZbulohet “shtëpia e barit” në Shënvlash, arrestohen 5 persona mes tyre 3...

Zbulohet “shtëpia e barit” në Shënvlash, arrestohen 5 persona mes tyre 3 punonjës të OSHEE

Policia e Durrësit ka zhvilluar ditën e sotme një operacion anti-drogë.

Bëhet me dije nga autoritetet se janë arrestuar disa persona.

Nga ana tjetër konfirmohet se efektivët e policisë kanë mundur të lokalizojnë dhe mësyjnë në ambientet e një banese në Shënvlash e cila ishte shndërruar në një “shtëpi bari”. Banesa e zbuluar nga policia ishte kthyer në një laborator droge, ku kultivohej dhe paketohej lënda narkotike.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar në flagrancë shtetasi Sh. K. dhe djali i tij, shtetasi I. K., banues në fshatin Shënavlash. Në katin e katërt të baneses së shtetasit Sh. K., u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 254 bimë narkotike.

Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit: D. A., S. P. dhe A. K., punonjës së OSHEE-së, pasi nuk kanë kallëzuar për krimin dhe kanë shpërdoruar detyrën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular