BallinaAktualitet“Vendosën armë dhe u munduan ta përbaltin”, Qazim Rasha flet 1 vit...

“Vendosën armë dhe u munduan ta përbaltin”, Qazim Rasha flet 1 vit pas vrasjes së të birit: Shteti të zbardhë inkriminimin e personave të caktuar, sa kohë nuk kam vendosur ta zbuloj vetë

Në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë janë zhvilluar homazhe në përkujtim të Klodian Rashës, i cili u vra një vit më parë nga efektivi i policisë, pasi u kap jashtë orës policor

Babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha në një komunikim për mediat u shpreh mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve, ndërsa i bëri thirrje shtetit që të zbardhi të vërtetën e ngjarjes dhe drejtësia të vendoset në vend.

“Lus Zotin që të tilla tragjedi të mos ekzistojnë në asnjë bend të botës. Mua më plagosi shpirtin më ndau zemrën. Kam kërkuar që këto lloj plage, këtë tragjedi të mos i imagjinojë askush. Në 2021 të tilla tragjedi të mos i ketë asnjë lloj kombi. Dua të shpreh mirënjohje për secilin që ka shpreh interes ndaj familjes time. besoj që nuk ka qenie njerëzore që imagjinojë që një nënë një baba aq më tepër një malësor si puna ime, të imagjinojë të shesë dhe të blejë gjakun e fëmijës.

 

 

Ky është faji i asaj lloj qenie që mund ti shkojë ndërmend, jo faji im. Jemi banorë të këtij shteti dhe e ka për detyre që atë që ndoshta nuk e ka bërë deri tani, ta bëjë. Më esencialja që kërkoj është zbardhja e inkriminimit që persona të caktuar u munduan që fmin ta përbaltin, inkriminojnë dhe të arrijnë deri aty sa të vendosin edhe armën aty sa fëmija të bëhet kriminel. Ja kërkoj shtetin që përbaltjen e djalit, inkriminim dhe personin që vendosi armën ta gjejë, sa unë nuk kam vendos akoma për ta kërkuar dhe për ta gjetur vetë. Lus Zotin që tragjedi dhe plagë të tilla të mos përjetojë asnjë person”, ka thënë baba i Klodian Rashës.

Homazhe Klodian Rasha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular