BallinaKryesore“S'ka konfirmime për pjesëmarrje në dy Kuvendet”/Bardhi: Me 18 ftoj edhe z.Berisha...

“S’ka konfirmime për pjesëmarrje në dy Kuvendet”/Bardhi: Me 18 ftoj edhe z.Berisha të vijë. Protesta para selisë? PD do të jetë e hapur 24 orë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për shty është shprehur se nuk ka informacion nga degët për konfirmime për pjesëmarrje në të dy Kuvendet. Bardhi shtoi se ka një raport nga kryetarët e degëve për emrat janë lexuar tek shkallët e selisë që nuk janë anëtarë në fakt, por ashtu edhe të atyre që nuk kanë firmosur.

Bardhi më tej u shpreh se nuk ka arsye për një mocion mosbesimi ndaj zotit Basha ndërkohë që u shpreh se PD do të jetë e hapur 24 orë kur u pyet për ndonjë protestë para selisë

“Nuk kam informacion nga degët për konfirmime për pjesëmarrje në të dy Kuvendet. Situata në PD nuk zgjidhet me mitingje dhe Foltore, por me institucione. Nuk ka për të pasur shkarkim të askujt me 18 dhjetor. Ka një procedurë statusore se si mund të kërkohet shkarkimi i partisë. Mocioni mosbesimit votohet në Këshillin Kombëtar. Nuk ka asnjë arsye për të pasur një mocion të tillë. Sali Berisha, jo demokratët për interesa personale ka përdorur simbolet e PD-së. Dokumentet lëshohen vetëm në emër të organeve të partisë. Ka një raport nga kryetarët e degëve për emrat janë lexuar tek shkallët e selisë që nuk janë anëtarë në fakt, por ashtu edhe të atyre që nuk kanë firmosur. Për shkak të rrëmujës që do të krijojë dhe do të na kthejë në opinionin publik si një celulë ka dhënë urdhër që kjo të mos bëhet publike se do të dëmtohej imazhi. Me 18 ftoj edhe zotin Berisha të vijë në Kuvend dhe të parashtrojë çështjet që ai do. Institucionet e Partisë do të jenë të hapura 24 orë”- tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular