BallinaPolitike“Më 18 dhjetor, do vijojmë me të njëjtën frymë bashkëpunimi” Basha mesazh...

“Më 18 dhjetor, do vijojmë me të njëjtën frymë bashkëpunimi” Basha mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar: Pjesëmarrja juaj ishte vlerë e madhe

Pas përfundimit të Këshillit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar anëtarët e saj për pjesëmarrjen

Me ane te nje mesazhi, kreu i PD-së thotë se në ditët në vijim, në 18 dhjetor do të vijohet me të njëjtën frymë bashkëpunimi.

Mesazhi i Bashës:

Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar ishte e një rëndësie kyçe për demokratët dhe rrugën që do ndërtojmë. Pjesëmarrja juaj ishte një vlerë e madhe, për të cilën mirënjohja ime është e thellë, në këto kushte komplekse.

Ju falenderoj për gjithçka bëtë të mundur me vendimet, frymën dhe mbështetjen tuaj të paçmim. Në ditët në vijim, në 18 Dhjetor e më tej do të vijojmë me këtë frymë si bashkëpuntorë të vyer. Me respekt! Lulzim Basha

Këshilli Kombëtar vendosi ditën e sotme shkarkimin e Edi Palokës nga drejtimi i këtij institucioni, si dhe shkarkimin e disa anëtarëve të Kryesisë dhe sekretarë të Partisë Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular