BallinaKronikeNjë vajzë futi në sherr shqiptarët/ 20-vjeçari tenton të vrasë patriotin e...

Një vajzë futi në sherr shqiptarët/ 20-vjeçari tenton të vrasë patriotin e tij në klubin e natës

Një 20-vjeçar shqiptar u arrestua dhe ndodhet në burg në Forlì, i akuzuar për tentativë vrasjeje, ndaj patriotit të tij 27-vjeçar.

Ngjarja ndodhi natën e së shtunës dhe orët e para të së dielës në Cesenatico, përballë një klubi nate të quajtur Energy.

I arrestuari, raporton shtypi vendas, është një nga dy të rinjtë që mbetën të plagosur lehtë nga sherri që ndodhi pas goditjes së 27-vjeçarit, kur disa miq të këtij të fundit sulmuan personat që udhëtonin në makinë.

20-vjeçari ishte ai që drejtonte makinën BMW. Përplasja mes dy grupeve nisi fillimisht në diskotekë, mendohet për një vajzë, dhe më pas u përshkallëzua në dhunë më vonë, kur u nxorrën jashtë nga punonjësit e sigurisë së klubit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular