BallinaKryesore“Asgjë nuk më është dhuruar”/Basha: Jeta ime politik përshkruhet vetëm nga gara

“Asgjë nuk më është dhuruar”/Basha: Jeta ime politik përshkruhet vetëm nga gara

“Asgjë nuk më është dhuruar”/Basha: Jeta ime politik përshkruhet vetëm nga gara. E vetmja gjë që më është dhuruar është luftë, nga kundërshtari politik dhe nga brenda parties, edhe kur kemi qenë në pushtet

Unë vij nga një familje e cila nuk ka asnjë lidhje me Partinë e Punës së Shqipërisë, zero lidhje. Kaq! Unë jam i zgjedhur me një anëtar një votë me 13 qershor 2021. Me 22 korrik 2017 me 22 korrik 2013. Unë jam zgjedhur në votë të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit aktual në bashkinë e Tiranës. Unë kam kryesuar listën e Elbasanit dhe kam dhënë rezultatin historik për Partinë Demokratike me 7 deputetë nga 14 deputetë që kishte qarku i Elbasanit. Ndërsa para tyre jam zgjedhur në mazhoritar drejtpërdrejt kundër një prej figurave më të fuqishme të atëhershme të qeverisë Nano, sot ministër në qeverinë Rama, Arben Ahmetaj me 6 muaj stazh në politikë në Shqipëri. Jeta ime politike ndryshe nga çfarë e përshkruajnë armiqtë e Partisë Demokratike, kundërshtarët e Partisë Demokratike, por edhe ata që i shkojnë prapa avazit, përshkruhet vetëm nga gara. Asgjë nuk më është dhuruar. E vetmja gjë që më është dhuruar është luftë. Luftë nga kundërshtari politik, luftë edhe nga brenda partisë edhe kur kemi qenë në pushtet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular