BallinaKryesoreVIDEO/ Një ditë pas Kuvendit, Basha: Zgjodhëm të ardhmen

VIDEO/ Një ditë pas Kuvendit, Basha: Zgjodhëm të ardhmen

“Zgjodhëm të ardhmen, zgjodhëm të ndryshojmë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër”.

Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pjesë nga fjalimi i tij i mbajtur në Kuvendin e 18 dhjetorit. Si një mesazh për mbështetësit e tij, ai nuk e përmend  Berishën, por i lidh zhvillimet brenda PD-së me 9 shtatorin, ditën kur Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i demokratëve.

“Çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit padiskutim po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim që të na ndryshojë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!
Ndaj edhe ky Kuvend zhvillohet si një akt i vetëdijshëm, i një përgjegjësie të lartë nga ana e Partisë Demokratike për një moment jetik, thelbësor dhe pa të dytë në historinë tonë që nga themelimi. Ne jemi partia e parë opozitare, partia e shpresës të shqiptarëve dhe pa asnjë diskutim na takon të jemi aty ku dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve ju takon të jenë, te pozita e natyrshme në qytetërimin perëndimor. Ky Kuvend i jashtëzakonshëm mblidhet për të vendosur më qartë se kurrë dhe dua ta dëgjoj me shumë se kurrë nga delegatët: A do të zgjedhim të ardhmen? PO“, thotë Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular