BallinaBota“Loja” me Lirën, kërcënon Erdogan: Sekuestrojmë floririn

“Loja” me Lirën, kërcënon Erdogan: Sekuestrojmë floririn

spot_img
spot_img

Presidenti turk shpalos masat e reja, humbjet nga luajtja e kursit do të rimbursohen

Një Dollar këmbehet me 17.5 lira vlera më e ulët historike e monedhës vendase. Por Presidenti turk Erdogan e thotë qartë, nuk ka kthim pas një politikën ekonomike.

“Nuk do të heqim dorë nga ekonomia e tregut të lirë. Nuk kemi ndërmend të bëjmë asnjë hap pas sepse nuk është e nevojshme. Këtë lojë ne do ta luajmë me rregullat tona. Ata që dinë të kërkojnë vetëm rritje të normës së interesit, nuk e njohin as Turqinë dhe as botën.  Me këto norma të ulëta interesi, me ndihmën e Zotit do të shikojmë që brenda pak muajve inflacioni do të shënojë rënie”.

Rregullat e reja të lojës Erdogan i shpalosi pas mbledhjes së qeverisë.

“Nëse interesi i fitimit nga depozitat në Lira është më i madh sesa rritja e kursit të këmbimit atëherë diferenca do të merret nga shteti. Nëse fitimi i interesit është më i ulët sesa rritja e kursit të këmbimit, diferenca do të kompensohet nga shteti.

Bankat nuk duhet të hezitojnë që tu japin qytetarëve kredi. Taksa e interesit të kreditimit do të rritet me 30% të cilën shteti do tua kthejë bankave sërish.

Kemi informacion se po mbahen poshtë jastëkut 5 mijë ton flori. Do të marrim masa që kjo sasi floriri të futet në sistemin financiar”.

Për të nxitur eksportet, Presidenti turk njoftoi se do të ulen taksat për kompanitë prodhuese në industri dhe teknologji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular