BallinaKronikeShqiptari u vetëvar në qelinë e gjykatës në Francë/ "Atij i kanë...

Shqiptari u vetëvar në qelinë e gjykatës në Francë/ “Atij i kanë vrarë 15 anëtarë të familjes”

Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me vetëvarjen e shqiptarit Fitim Uka në qelinë e një gjykate Bordo në Francë.

Avokati i shqiptarit, Abraham Hervé Diompy, ka treguar se ai nuk donte të kthehej në Kosovë.

Autoritetet franceze janë duke kryer hetime në lidhje me këtë ngjarje. Më tej ai tha se nuk ka informacion nëse ndonjë familjar i të ndjerit nga Kosova ka nisur procedurat për kthimin e trupit të pajetë në Kosovë.

Një reagim pati edhe nga Ambasada e Kosovës në Francë e cila shprehet se hetimet kanë nisur edhe nga autoritetet vendore.

Më tej Ambasada njofton se i ndjeri ka jetuar në Francë që nga viti 2008 dhe ka jetuar vetëm.

I ndjeri, sipas informacioneve nga familjarët, ka jetuar në Francë që nga viti 2008 dhe ka jetuar vetëm.  Avokati i shqiptarit ka treguar se si prej 15 vitesh jetonte në Francë por që kishte një të kaluar traumatike.

Historia e tij

Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike.

Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij.

U largua nga vendi i tij me vëllain e tij, dhe u zhvendosën në Alsace. Ai ishte i pastrehë, i varur nga alkooli dhe droga. Uka po trajtohej në burg. Kishte një jetë të vështirë, veçanërisht të ndërlikuar nga problemet psikologjike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular