BallinaAktualitetNga skenari i bllokimit të Vuçiç-it në aeroport, te djegia e flamurit...

Nga skenari i bllokimit të Vuçiç-it në aeroport, te djegia e flamurit serb dhe biseda Berisha-Haradinaj/ Ja çfarë shkruajnë mediat e Beogradit mbi tubimin

Protesta e zhvilluar pasditen e sotme në Tiranë kundër paktit Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur ka marrë vëmendjen e mediave serbe. 

“B92 duke cituar “Novosti”-n aludon për dy grupime protestuesish. Sipas kësaj media një grup protestojnë para godinës së Kryeministrisë ndërsa një grup tjetër planifikon t’i bllokojë rrugën nga aeroporti presidentit Vuçiç. Megjithatë deri më tani ku aludim nuk ka rezultuar i vërtetë.

Sipas burimeve të “Novosti”, “organizatorë të protestës janë Sait Dolapi, ish-sekretar organizativ i PD-së lokale dhe Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, personat më të besuar të ish-presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha”.

Mediat serbe raporton se Berisha ka pasur kontakte me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 protestuesve nga Kosova.

“Kujtojmë se protestuesit shqiptarë protestuan kundër presidentit Vuçiç edhe në vitin 2019, kur ai vizitoi Tiranën për të rënë dakord me Edi Ramën për nismën ‘Ballkani i Hapur’, raporton “B92”.

Një tjetër episod që ka gjetur hapësirë në mediat serbe, ishte momenti i djegies së flamurit serb në Tiranë, që është kryeartikull në “Blic”.

 
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular