- Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat deklaroi se standardi i PD është vetëm transparenca.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se për t’i shkuar deri në fund do të publikojë listën e plotë të anëtarëve të Kuvendit, ndërsa shtoi se shumica e anëtarëve zgjodhi të ardhmen
Gjithashtu Bardhi ka publikuar edhe emrat e delegatëve të pranishëm në Kuvend.
“Për këtë rrëmujë të krijuar në PD, standardi ynë ka qenë transparenca për mbështetjen dhe zgjedhjen e së ardhmes. Transparencë e plotë për shumicën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që zgjedhin të ardhmen dhe ka lënë pas të shkuarën. Dhe sot është radha të bëjmë transparencë për anëtarët e kuvendin Kombëtar që këtë të shtunë zgjodhën të ardhmen, opinioni publik është mbushur me sajesa dhe keq informime që bëhen për të mbuluar rrëmujën e krijuar në PD. Ju e mbani mend që kur në këtë sallë mblidhej Këshilli Kombëtar. Berisha i bënte thirrje për bojkot anëtarëve dhe ku nuk iu përgjigjen filluan lajmet e rreme dhe kjo na detyroi të publikonim emrat e çdo anëtari”, tha ai.