BallinaAktualitetVIDEO E SHERRIT/ Deputetja e PDK i hedh gotën e ujit ministrit...

VIDEO E SHERRIT/ Deputetja e PDK i hedh gotën e ujit ministrit të Bujqësisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur “rrugaç” ministrin e Bujqësisë, Faton Peci gjatë një mbledhje në komisionet parlamentare

Debati është agravuar dhe deputetja ka hedhur në drejtim të deputetit gotën e ujit. Pas këtij incidenti mbledhja e Komisionit është ndërprerë. Shkak u bë deklarata e ministrit se deputetja përfaqësonte krimin.

“Ti me gjuhën përfaqëson krimin. Ajo pjesa e krimit e Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo i bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, – ka thënë ministri Peci që shkaktoi më pas reagimin e deputetes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular