BallinaKryesoreSKANDALI ME RROGAT E SHQIPTARËVE/ Ja sa paguhen krerët e politikës shqiptare,...

SKANDALI ME RROGAT E SHQIPTARËVE/ Ja sa paguhen krerët e politikës shqiptare, kush e kryeson listën

Një tjetër skandal është publikuar ditën e sotme në media, ku tashmë janë bërë publike pagat e 637.138 tatim-paguesve shqiptarë.

Në listën që  disponon “Panorama” janë edhe pagat e krerëve të politikës shqiptare, që nga kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, apo kryedemokrati Lulzim Basha.

Me pagën më të lartë rezulton të jetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili  merr 257 000 mijë lekë, i ndjekur nga kryeministri Edi Rama me një pagë mujore prej 228 730 lekë.

Databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën përkatëse u be publik qe diten e djeshme

Në listë janë qytetarë të punësuar jo vetëm në sektorin publik por edhe atë privat, të shoqëruar me kartat e tyre të identitetit.

Ndërkohë në lidhje me kete prokuroria e Tiranes ka nisur edhe nje verifikim.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular