BallinaAktualitetU përpoqën të bënin miliona duke kontrabanduar 69 shqiptarë, dënohet banda në...

U përpoqën të bënin miliona duke kontrabanduar 69 shqiptarë, dënohet banda në Britaninë e Madhe

Shqiptarët vijojnë të jenë në qendër të mediave britanike për sa i përket trafikimit të tyre drejt Anglisë. Së fundmi katër burra pjesë të një bande që trafikonin njerëz drejt Britanisë së Madhe janë burgosur për më shumë se 35 vjet.

Raportohet se këta persona kanë tentuar të dërgojnë ilegalisht 69 emigrantë shqiptarë, duke përfshirë dy gra shtatzëna në Britani, me një anije peshkimi.

Anija e peshkimi “Svanic”, e ndërtuar gati 60 vjet më parë, u kap në brigjet e Norfolk më 17 nëntor të vitit të kaluar, pasi u nis nga zona Ostend e Belgjikës, për në Britaninë e Madhe.

Një udhëtim i vetëm do të sillte më shumë se 1 milion £ për kriminelët e përfshirë dhe udhëtimet ishin planifikuar të ndodhnin të paktën çdo javë.

Por ekuipazhi tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, fillimisht në brigjet e Suedisë ku anija u përplas dhe më pas në Britaninë e Madhe ku u kap me 69 emigrantë shqiptarë në bord.

Anija, e cila kishte 20 jelek shpëtimi dhe në bord 72 persona, u shoqërua në portin ndërkombëtar të Harwich dhe anëtarët e ekuipazhit u arrestuan nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Hetuesit sekuestruan një laptop nga anija që u mundësoi atyre të identifikonin bandën me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që kishte orkestruar gjithçka. 69 emigrantët iu dorëzuan Forcave të Emigracionit.

Pesë burra u dënuan. Mes tyre ishte 35-vjeçari Arturas Jusas, nga Lambeth, që pranoi veprën penale i cili sëbashku me katër të tjerë u shpallën fajtorë pas një gjyqi të gjatë.

Jusas, së bashku me 39-vjeçarin Kfir Ivgi, nga Finchley, dhe Sergejs Kuliss, 32-vjeç nga Newham, u përshkruan nga prokurorët si ‘organizatorë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar’.

Jusas u burgos për nëntë vjet e nëntë muaj, Ivgi për 10 vjet dhe Kuliss për 9 vjet.

letonez Aleksandrs Gulpe, 44 vjeç, dhe shtetasi ukrainas 57-vjeçar, Igor Kosyi, të dy të përshkruar nga prokurorët si anëtarë të ekuipazhit, u arrestuan kur anija arriti në tokë në orët e para të 18 nëntorit.

Kosyi u burgos për shtatë vjet, por Gulpe do të dënohet në një datë të mëvonshme pasi po izolohej me simptoma Covid./abncews.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular