Nuk ka mënyrë tjetër për të ndalur Armando Brojën veçse duke i shkaktuar faull. Dhe te Uest Hem këtë faull e kanë paguar shtrenjtë pasi u ka kushtuar një penallti.
Në minutën e 58 të ndeshjes ndaj Suathempton, Broja bëri një nga shpërthimet e tij të zakonshme duke u nisur drejt zonës dhe Douson nuk kishte mënyrë tjetër për të ndalur vrapimin e shqiptarit përveçse duke shkaktuar faull ndaj tij. Gjyqtari fillimisht bëri shenjë që loja të vazhdonte me një goditje këndi, por më pas u sinjalizua nga VAR për të parë më mirë aksionin.
PANORAMASPORT.AL