BallinaKryesoreKush është artistja që rrëmbeu çmimin e parë në “Mam po ti”?

Kush është artistja që rrëmbeu çmimin e parë në “Mam po ti”?

Dita e sotme është e veçantë për shkak të një gare të madhe. Bëhen 15 javë nga nisja e “Mam po ti” dhe sot u zhvillua finalja e madhe e formatit muzikor. Mund të thuhet se “Mam po ti” ka qenë si një shkollë për 30 konkurrentët dhe sidomos për 5 finalistët që sot kishin provimin e madh.

Emocionet ishin shumë të mëdha pasi fituesi i “Mam po ti” kalon direkt në kategorinë “Big” të Kënga Magjike 2022 dhe për më tepër shpenzimet e produksionit të këngës, janë dhurata që bën Televizioni Klan.

5 finalistë, protagonistët e garës finale, Jasmina, Michela, Martini, Klaudja dhe Valbona,  por kush e rrëmbeu çmimin e madh të formatit muzikor?

Dyshja e fundit e kësaj gare ishin Jasmina dhe Michela përballë njëra-tjetrës por vetëm njëra mundi të kryesonte dhe ajo ishte Michela. Në fund të emisionit, nëna e konkurrentes tjetër, e cila po ashtu shkëlqeu në skenën e “Mam po ti”, Jasminës ka dhënë një mesazh mjaft me vlerë për të gjithë.

Mami i Jasminës: Edhe pse vajza ime ishte në konkurrim, në garë, unë jam shumë e lumtur që çmimin e parë e fitoi një vajzë që e meritonte. Këtë gjë e kam thënë që ditën e parë që kam ardhur këtu dhe kërkojmë nga ju që jeni juri që të vlerësoni atë që e meriton sepse është shumë e rëndësishme për fëmijët tanë që e kanë rrugën më të gjatë se ne, për artin që bëjnë duan të përcjellin vlera. Faleminderit nga zemra!/tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular