Interi kalon nga pronarët kinezë te ata sauditë të cilët kanë në zotërim tashmë edhe Njukasëllin në Angli. Lajmi i bujshëm vjen nga International Business Times, i cili ka bërë të ditur se në ditët në vijim palët do të nënshkruajnë kontratat për të bërë të mundur kalimin e klubit te sheikët për një kthesë të papritur ngjarjesh.
I njëjti burim ka bërë të ditur se Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) është i interesuar që të zgjerojë sa më shumë hartën e pronësive të klubeve në Europë, pasi kërkon të bëhet protagonist kryesor në skenën futbollistike në kontinent. Interi është një markë shumë e njohur dhe i njëjti burim sqaron se Suning tashmë ka akord për shifrën për të cilën do të shesë klubin.
Bëhet e ditur se për Interin, fondi PIF do të shpenzojë 1 miliard euro. Interi vazhdon të humbasë rreth 15 milionë euro në muaj për shkak të problemeve post-COVID dhe për këtë arsye ka nevojë për investitorë, pasi Suning nuk përballon më dot humbjet e mëdha që po gjeneron klubi