BallinaKryesoreLulzim Basha zbret neser në bazë, pritet takim madhështorë në Dibër

Lulzim Basha zbret neser në bazë, pritet takim madhështorë në Dibër

Lulzim Basha zbret të mërkurën në bazë. Në mbledhjen e fundit me anëtarët e Këshillit Kombëtar ku u votuan anëtarët e rinjë të Kryesisë dhe te Sekretariateve, kryetari i PD ka kërkuar nga anëtarët, gjë të cilën po e bën dhe vet per te zbritur në bazë dhe takuar demokratët.
Nesër (e mërkurë) paradite z.Basha do të jetë në Peshkopi ku pritet të takojë strukturat drejtues të PD dhe anëtarësinë si dhe qytetarë dibranë.
Kujtojmë që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Lulzim Basha deklaroi: “E shkuara do të mbetet e shkuar. E ardhmja kërkon sfida, prandaj të gjithë, duke filluar nga unë do të duhet të jemi në terren. Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata që sot nuk na besojnë, por u përdoren për mish për top. Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar janë të zhgënjyer me ne. Por, ne duhet të punojmë me ta t’i bindim ata e të bëhemi bashkë”.
Eshtë ky qëllimi i takimit të Bashës në Peshkopi të mërkurën informues dhe sqarues që kuptohet pritet të vijojë dhe në degë të tjera të PD për t’i takuar nga afër dhe parë sy më sy demokratët dhe shpjeguar edhe njëherë arsyet e vendimit të marrë prej tij për pezullimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar.
Burime nga Dibra për startnews.al konfirmojnë se interesi jo vetëm i demokratëve, por dhe qytetarëve dibranë për këtë vizitë të z.Basha është i madh. Të njëjtat burime konfirmojnë që do të ketë një pjesmarrje të madhe si dhe cfarë ëshët më e rëndësishme sipas tyre entuziazmi do të jetë pjesë e këtij takimi.

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular