BallinaAktualitetMeta nxjerr dekretin/ Emërohet Komandanti i ri i Forcës Detare

Meta nxjerr dekretin/ Emërohet Komandanti i ri i Forcës Detare

Presidenti Ilir Meta ka emëruar Adnan Agastra Komandat të Forcës Detare. Agastra më herët ka qenë Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes.

Ai zëvendëson Ilir Xhebexhian, i cili mbante këtë detyrë që nga tetori i vitit 2018. Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneral brigade Ilir Xhebexhia ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në radhët e Forcave të Armatosura.

DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimtë Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6171/2 prot., datë 23.12.2021,

KundëradmiralAdnand Dëfrim AGASTRA,me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”,në Forcën Detare, emërohet “Komandanti Forcës Detare”.

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular