BallinaBotaE rëndë/ 12 viktima dhe 14 të plagosur pas një sherri në...

E rëndë/ 12 viktima dhe 14 të plagosur pas një sherri në një tempull fetar në Indi

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa disa të tjerë u plagosën pas një konflikti në një tempull fetar në Indi. Ngjarja ndodhi teksa pelegrinët po vizitonin faltoren e Mata Vaishno Devi në Kashmir, raporton BBC.

Kryeministri Narendra Modi tha se është i pikëlluar për njerëzit që humbën jetën. Dhjetëra mijëra njerëz e vizitojnë faltoren çdo ditë, dhe mendohet se kishte një kulm të vizitorëve për shkak të sezonit të festave.

Sipas një oficeri të lartë policie nga rrëmuja mbetën të plagosur 14 persona, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular