BallinaTe tjeraShokët e Sigurimit, operativ Çerçizi piu urinën e operativ Birçes (ngjarje e...

Shokët e Sigurimit, operativ Çerçizi piu urinën e operativ Birçes (ngjarje e vërtetë)

Nga Kastriot Dervishi

Nga mesi i viteve ‘60, shokët e teknikës operative të Sigurimit të Shtetit, për të ndjekur nga afër përgjimet që i bëheshin një të internuari antiparti, dërguan në Zvërnec dy shokë të specializuar. Vendi ku ndiqej përgjimi ishte shumë afër vendit ku banonte subjekti. Por kushti ishte që shokët nuk duhej të dalloheshin që mos t’i shihte i internuari. Vendpërgjimi kishte krevat, ndonjë karrige por jo banjë. Kështu që në orë të caktuar, nevojat personale duheshin kryer me shpejtësi e vigjilencë të lartë revolucionare, ahere kur armiku nuk e kishte mendjen.
Me të mbërritur, shokët ndanë orarin e detyrave, njëri në përgjim e tjetri në gjumë. Gjatë kohës që Birçja po përgjonte kishte shumë nevojë të kryente nevojat personale, por detyra nuk duhej braktisur. U sforcua shumë, por në fund nuk duroi më. Një komunist i mirë i gjente vetë zgjidhjet. Për të mos dëmtuar procesin agjenturial -operativ dhe detyrat që i kish ngarkuar organizata bazë e partisë, Birçja pasi nuk kishte ku të urinonte, gjeti një zgjidhje rrethanore, mbushi kanën e ujit plot me urinën e tij. Çerçizi flinte e gërhiste. Kur dorëzoi turnin, Birçja harroi t’i thoshte Çerçizit se çfarë kish bërë dhe të kish kujdes me kanën mos ta provonte atë. Kur Birçja u zgjua, pa se kana ishte tharë e bërë bosh. Çerçizi i etur e kish pirë të gjithë. I habitur, Birçja e pyet. Çerçizi ia kthen: “Kisha shumë etje, por ky uji se ç’kishte një gjë të kripur, besoj ngaqë jemi afër detit”.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular