Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në një dhomë hoteli në autostradën Tiranë- Durrës.
Bëhet me dije se një e re 23-vjeçare, në rrethana ende të paqarta është plagosur nga shoqëruesiv i saj 32-vjeçar në hotel.
Policia ka mbërritur direkt në vendin e ngjarejs për të hetuar shkaqet.
Ndërkohë që e reja është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim i plotë:
Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.