Shpenzimet e fshehta të Sigurimit të Shtetit për vitin 1988
Shpenzimet e fshehta të dy drejtorive të Sigurimit të Shtetit ishin 5.814.500 lekë (me kursin e atëhershëm të shtetit mbi 800 mijë dollarë). Shumën më të madhe, këtu e përfitonin dy drejtoritë në qendër (4.8 milion). Këto shpërblime ndaheshin sipas këtyre zërave:
-Shpërblime bashkëpunëtorësh
-Veprime operative sekrete
-Pagë për punëtorët operativë ilegalë në disa rrethe
-Për bashkëpunëtorët e kontrollit postar
-Për bazat sekrete
-Për bashkëpunëtorët e birucave
Njihet fakti se detyra e bashkëpunëtorëve konsiderohej “vullnetare dhe patriotike”. Për këtë arsye ata zinin pjesën më të vogël të harxhimeve të fshehta. Jepej vetëm ndonjë shpërblim për raste të veçanta. Kastriot Dervishi