Janë marrë dëshmitë e para lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot kryeqytetin.
Një person u vra dhe 4 të tjerë u plagosën pas atentatit mafioz të ndodhur në Don Bosko.
Një qytetar ka treguar një detaj të dhimbshëm në lidhje me atentatin e sotëm ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Erion Çela.
35-vjeçari ka ndërruar jetë në duart e gruas shtatzënë e cila lutej për ambulancën. Ajo ndodhej në supermarket në momentin kur ndodhi vrasja.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë kryeqytetin por ende asnjë shenjë nga autorët.