BallinaKryesoreProtestë dhe KOMBËTARE në dyert e partisë kryesore të opozitës!? As është...

Protestë dhe KOMBËTARE në dyert e partisë kryesore të opozitës!? As është parë as është dëgjuar

Nga Fatmir Guda

Protestë dhe KOMBËTARE në dyert e partisë kryesore të opozitës!?

As është parë as është dëgjuar.
Protestë e antarësisë kësaj partie ndaj lidershipit, po që do ishte jo vetëm normale, por edhe e shëndetshme demokratikisht.
Ama të thërrasësh një protestë KOMBËTARE në dyert e një partie të caktuar politike, ç’ka nuk përjashton pjesmarrjen në të edhe të socialistëve, social-demokratëve, lsi-stëve, agraro-ambjentalistëve e lloj-lloj të angazhuarish me apo pa parti, kjo jo që normale nuk është, por kalon edhe cakun e absurdit.
(P.s. kshu sa për rikujtesë, unë jam kundër lepe-peqes ndaj çdo arbitrariteti të cilitdo kryetar të rradhës, ama çdo gjë mbetem i pritur ta bëj brenda institucionit dhe në respektim të plotë ndaj çdo vendimarrje institucionale prej shumicës. Që nga dita e parë e aderimit në PD këtë kam patur për busull orjentuese dhe po këtë qartësi do të mbaj deri sekondin e fundit që do vendos të jem pjesë aktive e saj.
Hë se harrova, mbetem në mezipritje të çdo proteste bash aty ku duhet, para dyerve të rregjimit).
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular