BallinaBotaE rëndë në Haiti, digjen për së gjalli nga anëtarët e bandës...

E rëndë në Haiti, digjen për së gjalli nga anëtarët e bandës dy gazetarë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Haiti. Sipas mediave të huaja, dy gazetarë janë djegur të gjallë nga anëtarët e bandave. Një burim tha për CNN se banda e quajtur “Ti Makak” kreu vrasjet në lagjen Petion-Ville, në kryeqytetin e vendit Port-au-Prince.
Burimi tha se motivet dhe detajet e sulmit mbeten të paqarta.

Një gazetar i tretë arriti të shpëtojë sipas burimit. Media haitiane “Radio Ecoute FM” konfirmoi që një prej gazetarëve të saj John Ëesley Amady ishte vrarë në sulm, ndërsa ishte me detyrë për të dokumentuar mungesën e sigurisë në zonë. Në një deklaratë ditën e mërkurë që media haitiane dha për “CNN” tha se gazetari u qëllua egërsisht dhe u dogj i gjallë nga banditët e armatosur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular