Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të mjetit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Velipojë. Raportohet se viktima është 29-vjeçari Isa Kotrri.
Mësohet se makina tip “Range Rover” të cilën ai po drejtonte doli nga rruga, u përplas me barrierat mbrojtëse dhe përfundoi në kanal. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të Bërdicës.
Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.