BallinaKronike“Range Rover”-i doli nga rruga dhe përfundoi në kanal/ Kush është 29-vjeçari...

“Range Rover”-i doli nga rruga dhe përfundoi në kanal/ Kush është 29-vjeçari që humbi jetën (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të mjetit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Velipojë. Raportohet se viktima është 29-vjeçari Isa Kotrri.

Mësohet se makina tip “Range Rover” të cilën ai po drejtonte doli nga rruga, u përplas me barrierat mbrojtëse dhe përfundoi në kanal. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të Bërdicës.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular