BallinaKryesoreDhuna ne protestë, Sekretari Organizativ Flamur Hoxha: Ditë e zezë. Se kisha...

Dhuna ne protestë, Sekretari Organizativ Flamur Hoxha: Ditë e zezë. Se kisha menduar kurrë një dhunë të tillë brenda partisë

Sekretari organizativ i PD Flamur Hoxha është shprehur se sot ka qenë një ditë e zezë për Partinë Demokratike.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se do të kishte dhunë të tillë brenda PD.

Flamur Hoxha: Sot ka qenë një ditë e zezë për PD. Nuk di çfarë ka ndodhur jashtë mureve të  PD sepse kemi qenë të fokusuar që  në orën 9:00 brenda selisë.  Do duhen ditë që të transmetohet se ç farë ka ndodhur këtu brenda. Nuk e kisha menduar kurrë që brenda PD të kishte dhunë të tillë. Kjo është një ditë e zezë. Kjo është hera e parë që dhunohen demokratët në selinë qendrore të PD. Uroj që shumë shpejt të dalin pamjet se çfarë ka ndodhur. Nëse do kishte dëshirë për të pasur një parti të fortë dhe të bashkuar nuk duhej të përdorej në mënyrë ultimatum kjo situatë, pasi nuk është selia, PD. Jam I trishtuar.

Ai tha se nëse do kishte pasur konfrontim ndërmjet turmës jashtë, sot do ishim në një situatë të jashtëzakonshme

Flamur Hoxha: Nëse do kishte pasur konfrontim ndërmjet turmës jashtë, sot do ishim në një situatë të jashtëzakonshme.  PD asnjëherë nuk duhet të mendoj se është e vogël. Por do bëhet më e madhe seç  ka qenë  vetëm nëse ne ballafaqohemi me kartën e moralit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular