BallinaAktualitetPRAPASKENAT/ Një telefonatë mbylli protestën e Sali Berishës?! Çfarë ndodhi gjatë tentativave...

PRAPASKENAT/ Një telefonatë mbylli protestën e Sali Berishës?! Çfarë ndodhi gjatë tentativave për t’u rikthyer në PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbyllur pas rreth tri orësh protestën kombëtare, e cila sipas tij kishte për qëllim rimarrjen e selisë së Partisë Demokratike.

Pas disa tentativash për t’u futur në selinë blu, Berisha dhe militantët e tij janë larguar pas ndërhyrjes së forcave të rendit.

Berisha tentoi dy herë të tjera për t’u rikthyer në selinë blu, por ai dhe mbështetësit e tij u sprapsën nga forcat e policisë.

Pasi erdhi përqark unazës dhe rrugës së Lanës, Sali Berisha është tërhequr pas një telefonate që ka marrë në celular, siç deklaruan burime mediatike që kanë qenë pranë tij në ato momente.

Nuk bëhet me dije se kush e telefonoi Sali Berishën, por fill pas këtij komunikimi, ish-kreu i demokratëve, ka tërhequr turmën drejt banesës së tij nga ku njoftoi mbylljen dhe shpërndarjen e militantëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular