BallinaAktualitetProtesta e dhunshme në selinë e PD-së, vjen reagimi nga DASH! Ja...

Protesta e dhunshme në selinë e PD-së, vjen reagimi nga DASH! Ja mesazhi për qytarët amerikanë

Protesta e dhunshme e zhvilluar ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike, duket se ka shqetësuar jo pak amerikanët.

Krahas ambasadës së SHBA-së, ka ardhur dhe një reagim nga Byroja e Cështjeve Konsullore në Departamentin amerikan të Shtetit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo i njofton qytetarët që të evitojnë zonën ku është zhvilluar protesta si dhe të qëndrojnë në alert për tubime të tjera të mundshme që mund të regjistrohen në zona të tjera të qytetit.

 “Protesta në selinë e Partisë Demokratike ka përshkallëzuar në dhunë, ku kanë ndodhur disa incidente, përplasje fizike apo dhe përdorimin e gazit lotsjellës. Duhet të shmangni zonën përreth selisë dhe të qëndroni në gatishmëri për të evituar tubime të tjera që mund të regjistrohen në zona periferike” – thuhet në postim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular